E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

“4 vitet e fundit kam kaluar një horror, jam i vdekur për së gjalli!” Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin?

Një ditë më parë, Flori Mumajesi u shpreh kishte hequr disa nga këngët e tij më të shenjta nga Youtube pasi njerëzit i kishin harruar dhe se muzika e tij kishte vdekur. Një ditë më pas, kantautori ka publikuar disa video në Instastory ku flet rreth jetës personale dhe gjendjes së tij emocionale, që duket e ngarkuar.

 

“Nuk kam lexuar komente, portale, tituj që i kisha marrë parasysh që para se t’i bëja. Unë s’jam artist, jam njeri si ju, si të gjithë ju. Mbase këtë mburojën emocionale e kam pak më të dobët dhe sa vjen edhe dobësohet më shumë, ndoshta edhe nga konsumi. Është histori emocionale, jete, cikli i jetës. Duke nisur me këngën “Thjesht të du”, që është simboli jetës, i dashurisë. Para disa ditësh isha në Greqi dhe mbase prandaj e bëra atë videon. Aty u ngarkova me shumë emocione dhe ndoshta s’duhet të kisha reaguar ashtu. Kam qenë i vogël, 13-14 vjeç, ku pësova dhimbjen më të madhe në jetë, të parën.  Një ditë pasi im atë doli nga spitali…” tha Flori.

Më pas, kantautori përmend viktimizimin. Ai i referohet dikujt që në një moment i referohet si “shoqja e ngushtë”, që sipas tij, e ka akuzuar se po viktimizohet duke bërë deklarata të tilla.

“Më tha viktimë. Ashtu i jam dukur në sytë e saj, ose mbase është ndikuar nga të tjerët. Ajo më njeh dhe mesa duket ka harruar që unë 4 vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam mohuar gjakun tim, apo këtu s’jam i viktimizuar.

Ka harruar që unë jam i vdekur për së gjalli, që më është drejtuar vdekja në një formë a një tjetër. Ka harruar që unë po të viktimizohesha do kisha dalë, por unë viktimizimin s’e bëj dot. Viktimizimi bëhet për një arsye, për të përfituar diçka. Unë s’jam as servil, as b**hë lëpirës, as pa dinjitet dhe e gjitha kjo ndarje që bëj me ju është për gjënë e fundit që kam: muzikën dhe dinjitetin. Prandaj të gjitha ngjarjet kanë ndodhur kështu.

Jua kam dhënë njerëzve të mi të rëndësishëm sepse më duket shumë pompozitet t’i mbaj në studion time. Ky s’është viktimizim, është e kundërta. Më thuaj, shoqja ime ngushtë ti si do ndiheshe? Kur shihje që talleshin me kupat? Për vlerat që mbartin? Për këngën “Thjesht të du” që më bën të ndihem keq para dhe pas çdo dasme. Unë qaja para çdo dasme. Ajo këngë është histori, është krijesa ime. E pamundura ime më saktë. Si nga familja që më ka sjellë në jetë ashtu dhe për familjen që s’e kam ndërtuar dot vetë. Simbolin e jetës.” vazhdon Flori mes të tjerash.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑