E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Bota

Për herë të parë në historinë njerëzore shkencëtarët kryejnë me sukses transfuzion të gjakut artificial

Për herë të parë në historinë e mjekësisë, shkencëtarët kanë transfuzuar gjak artificial te njerëzit.

Merita për këtë avancim të mjekësisë i shkon ekipit hulumtues të Universitetit të Bristolit.

“Sasi të vogla gjaku, testohen te njerëzit për të parë se si funksionon gjaku artificial në trupin e tyre”, thonë shkencëtaret.

Ata theksojnë se synimi kryesor i tyre është krijimi i bankave të gjakut për grupet e rralla të gjakut. Siç thekson shkencëtarja, Ashley Toye nga Universiteti i Bristolit, disa grupe gjaku janë aq të rralla sa që mund të ketë vetëm 10 njerëz në Britaninë e Madhe që mund të dhurojnë atë lloj grupi.

Gjaku u rrit në laborator nga qelizat staminale të vullnetarëve Siç shpjegon BBC, gjaku artificial u zhvillua në laborator nga qelizat burimore të vullnetarëve.
Qëllimi i zhvillimit të tij nuk është të zëvendësojë transfuzionet e gjakut nga dhuruesit vullnetarë të gjakut.

Shkencëtarët duan të prodhojnë grupe të rralla gjaku, për të cilat ka mungesë të vazhdueshme të dhuruesve të gjakut. Arritja mjekësore e shkencëtarëve britanikë është jetike për pacientët që kanë nevojë për transfuzion gjaku të rregullt.

Vlen të theksohet se transfuzionet e shpeshta janë të nevojshme te pacientë që vuajnë nga anemia mesdhetare dhe anemia me qeliza facilome. Këta pacientë kanë nevojë për gjak rregullisht për të mbijetuar. Nëse gjaku që ata marrin nuk përputhet me gjakun e tyre, trupi i tyre fillon ta refuzojë atë. Deri më tani nuk janë raportuar efekte anësore tek dy pacientët që kanë bërë transfuzion të gjakut artificial

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑