Ambasadorja Amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të dielë në Tiranë për një vizitë dy ditore ku do të ketë takime, me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile.
E shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Linda Thomas-Greenfield ka vizituar sheshin “Skënderbej” dhe pjesë të tjera të kryeqytetit.
https://twitter.com/USAmbUN/status/1589271267840241664?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1589271267840241664%7Ctwgr%5E8536cae1b20f23af52f861042e23111c19bc9eb5%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Finstant-articles.com%2F
Më herët, ambasadorja amerikane në OKB përmes një postimi në “Twitter”, u shpreh se Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe partner kritik i Këshillit të Sigurimit të OKB.
“Sapo mbërrita në Tiranë për një vizitë dy ditore për takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe qeveritarë. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe partner kritik i Këshillit të Sigurimit të OKB, veçanërisht në kushtet e luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkroi ambasadorja.