E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Bota

Duartroket 1140 herë në një minutë, i riu shënon rekordin Guinness

Një i ri nga Iowa theu një rekord botëror Guinness duke duartrokitur 1140 herë në një minutë.

Dalton Meyer, 20 vjeç, nga Davenport, u shpreh se interesimi i tij për duartrokitjen e shpejtësisë filloi kur ishte në shkollën fillore dhe pasi ai pa një video në YouTube të Kent French, i cili dikur njihej si duartrokitësi më i shpejtë në botë.

“Më erdhi natyrshëm, ishte sikur nuk duhej as të praktikoja,” tha Meyer për Quad-City Times.

Më tej, Meyer theksoi se përdori teknikën e duartrokitjes së dorës nga mbajtësi i mëparshëm i rekordeve botërore Guinness, Eli Bishop, i cili arriti 1,103 duartrokitje në një minutë. Duartrokitja e kyçit të dorës është një teknikë që përfshin përdorimin e kyçit të dorës dhe gishtërinjve për të goditur pëllëmbën e dorës tjetër.

Meyer punoi me Charm Media Group në Geneseo,  për t’u siguruar që përpjekja e tij zyrtare të ishte filmuar siç duhet në kohë reale dhe në lëvizje të ngadaltë, si dhe të regjistrohej me audion e duhur për të siguruar secila prej 19 duartrokitjeve të tij.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑