Një mësues anglishteje në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht është pezulluar nga puna.
DAR njofton se’ pezullimi për Alban Fetollin do të qëndrojë deri në vendimin përfundimtar të komisionit të etikës dhe disiplinës.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së shkollës ka nisur hetimin, pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës.
Ata thonë se, mësuesi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.
Njëri prej fëmijëve të dhunuar, pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë. Sipas tij, janë dhunuar katër nxënës mes tyre dhe një vajzë.
Ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollës , po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.