E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Bota

FOTO / Ky shtet po ndërton detin më të madh artificial në Europë

Liqeni artificial? Jo! Ky shtet ka ndërtuar detin artificial më të madh në Europë

Një mega-projekt që ka kërkuar më shumë se 15 km2 rërë dhe 25 km2 ujë, është cilësuar si deti më i madh artificial në kontinentin europian.

Do të jetë vetëm gjysmë ore larg kryeqytetit spanjoll, Madridit, në komunën Alovera.

I gjithë kompleksi i plazhit do të ketë një sipërfaqe prej 105,000 m2 dhe do të ketë një lagunë të madhe, si dhe një zonë përreth me rërë.

Plazhi më i madh i krijuar nga njeriu në Evropë do të hapet vitin e ardhshëm.

Pavarësisht se është mbi 300 kilometra larg detit, Madridi së shpejti do të ketë një plazh të ri gjigant.

Pamje e plazhit artificial ne Madrid via Alovera

Kur një udhëtim në plazh për pak diell, det dhe rërë ju lind në zemër, jo të gjithë e kanë luksin ta shijojnë pranë vendit ku jetojnë. Për shembull banorët e Madridit, ndodhen mbi 300 kilometra larg bregut, që do të thotë se madrilenëve i duhet gati 1 orë udhëtim me trena me shpejtësi të lartë për të arritur në një nga plazhet mesdhetare të Valencias.

Por nga viti i ardhshëm gjithçka do të ndryshojë. Plazhi më i madh i krijuar nga njeriu në Evropë është vendosur të hapet vetëm 40 minuta me makinë nga Madridi në Alovera, një qytet në provincën Guadalajara.

Pra, sa i madh është ky plazh? Epo, pjesa e rërës do të mbulojë një sipërfaqe të madhe 15,000 metra katrorë, ndërsa ‘pishina’ shoqëruese (edhe pse në të vërtetë është më shumë si një lagune) është mbi 25,000 metra katror në sipërfaqe dhe dy metra e gjysmë e thellë.

Atraksioni do të quhet Alovera Beach.

Por, ndërtimi i këtij oazi gjigand prej plastike, rëre dhe uji të ëmbël nuk ka ardhur pa kritika. Në një vend si Spanja që njihet për brigjet e saj të kaltra, kritikët e këtij plazhi artificial kanë qenë të shumtë.

Ka pasur shumë kritika në lidhje me shpenzimin e kotë të ujit dhe koston e përgjithshme e cila vlerësohet të shkojë mbi 15 milionë euro.

Pamje e plazhit artificial ne Madrid via Alovera

Vetë zhvilluesit e Alovera-s e kanë pranuar se në fakt, ky projekt nuk do të jetë edhe aq jo miqësor për ambientin. Faqja e tyre e internetit thotë se konsumi i ujit në këtë atraksion do të jetë i ngjashëm me sasinë që do të shpenzonin 80 shtëpi në një vit.

Sidoqoftë kur të hapet dikur në vitin 2023, Alovera pritet të ketë një tarifë hyrjeje prej 10 € dhe që tani plazhi artificial ka mbledhur admiruesit e tij.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑