Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas aksionit të policisë në portin e Durrësit ku u sekuestruan 33.5 kg kokainë, të fshehur në një kontenier bananesh të Banaking .
Në reagimin e tij Çuçi vlerëson punën e policisë, ndërsa thekson se kjo ëhstë prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan Çuçi.