Programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan iu bashkua edhe pastori Akil Pano gjatë telefonatave për të shprehur mendimin se kush sakrifikon më shumë në një marrëdhënie. Pastori thotë se gruaja ka një rol shumë të rëndësishëm në shtëpi, por edhe jashtë saj. Nga ana tjetër, burri grumbullon emocionet e tij dhe është më lehtësisht i prekshëm nga vetmia, por edhe vdesin më shpejt, thotë pastor Pano.
Aldo: Gruaja preket dhe qan për një X gjë, ndërsa ti prekesh dhe hesht.
Akil Pano: Burri nuk mund të qajë, por burri..
Aldo: Edhe qan burri për atë punë.
Akil Pano: Kjo akumulohet së brendshmi. Shih se çfarë ndodh. Në optikën time, unë shikoj që burrat vuajnë më shumë vetminë, për nga natyra, se sa gratë.
Megi Latifi: E vërtetë është kjo.
Aldo: Ndoshta edhe e kërkojnë shumë, edhe e kërkojnë ndonjëherë.
Akil Pano: Ndoshta. Në optikën time, veçanërisht burrat në Shqipëri, pas komunizmit, nga viti ’91 e këtej, janë persona që kanë dhënë gjithçka për të mbajtur familjen, në dimensionin e betejave të mëdha në emigracion, punës, dy punë, tre punë, përkujdesit për t’u kthyer dhe për të mbajtur familjen, janë detyra të ndara. Natyrisht gruaja nuk mund të mbajë këto lloj peshash, por mban pesha të tjera specifike që ndoshta mund të jenë ngarkesa shumë më të mëdha brenda familjes. Në optikën time unë shikoj që burrat vdesin më shpejt se sa gratë.
Aldo: Duhet të shohim statistikat në fakt, ndoshta, unë me ty jam në parim, por duhet parë.
Akil Pano: Kjo vjen si rrjedhojë e vetmisë, kjo vjen si rrjedhojë e stresit të akumuluar, kjo vjen si rrjedhojë e nevojave të cilat burrat nuk i shprehin ose i ndajnë me ndonjë shok kur janë duke pirë ndonjë kafe, ndonjë shok të ngushtë, por…
Aldo: Te gota e rakisë thonë gratë i vunë përpara burrat për atë punë, ia mori shpirtin kuçedra.
Akil Pano: Të mos tingëlloj shumë maskilist sot në mëngjes, unë do të thoja që natyrisht, nëse do të ishte e mundur që të ndërtohej një lapidar mirënjohjeje brenda çdo familjeje, ky lapidar mirnëjohjeje dhe vlerësimi i takon gruas, në mënyrën më të padiskutuar./tvklan.al