Akuzat, Meta: Shpikje, nuk kam frikë as nga vendimi i Zotit, jo më nga SPAK

I ftuar në emisionin “Opinion”, ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë është pyetur për një sërë çështjesh. Ndër to edhe për akuzat në SPAK për lobim. Meta tha se këto janë shpikje. Ai theksoi se nuk ka frikë nga asnjë vendim i SPAK.

Ilir Meta: Zoti Fevziu këto janë të gjitha shpikje, janë mashtrime, janë trillime.

Blendi Fevziu: Keni frikë nga një vendim i SPAK?

Ilir Meta: Nuk kam frikë nga vendim as i Zotit sepse edhe ai po mori vendim është çështje e tij, jo më nga këto instrumente që po i përdorin dhe po i keqpërdor Edi Rama në mënyrë ordinere…

Blendi Fevziu: Cilat instrumente. Ju keni shkuar vetë në SPAK. Pse kur bëjnë hetime ndaj jush keqpërdoren dhe kur bëjnë hetime ndaj Ramës dhe njerëzve të tij, kryejnë detyrën.

Ilir Meta: Unë çoj kallëzimin për Autoritetin në SPAK dhe prokurori. Prokuroria nuk bën asnjë veprim hetimor dhe as nuk e regjistron çështjen, ndërkohë që ne japim ngjarjet, faktet, dokumentet dhe si duhet proceduar për një çështje që është skandaloze sepse ka të bëjë me Kuvendin, ka të bëjë me kryetarin e një partie në opozitë, ish-president, pra ka një interes. Por as kallëzuesin nuk e thërret për të sjellë të dhëna të tjera shtesë. Kjo është drejtësia e Edi Ramës.

Meta mohoi që të ketë paguar para për një foto të parealizuar me ish-Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Blendi Fevziu: A keni paguar për një foto të parealizuar me presidentin Trump?

Ilir Meta: Kurrë!/tvklan.al

Të Fundit