Dy zonja janë drejtuar në redaksinë tonë dhe ato kanë të njejtin problem.Kanë qenë kunata, të martuara me dy vëllezër. Secila prej tyre ka 3 fëmijë, por asnjëra nuk i sheh dot, pasi janë divorcuar dhe baballarët nuk i lenë që të takohen me nënat. Proceset gjyqësore ua kanë lënë kujdestarinë nënave, por ish bashkëshortët kanë marrë fëmijët e tani nuk i cojnë as në shkollë që nga muaji prill.Zonjat shprehen, se e kanë ndjekur cështjen me përmbarim dhe polici, por burrat nuk kanë lejuar ekzekutimin e vendimeve të gjykatës.
Përmbaruesja e Fierit, Lorena Xhemriti, thotë, se ka shkuar 10 herë për ekzekutimin e vendimeve, por baballarët e fëmijëve nuk e kanë hapur derën, ndaj ajo sqaron, se ka bërë kallzim në prokurori.Psikologia Oljana Manaj, shprehet, se kur të ketë një shkresë nga përmbarimi, gjykata apo prokuroria, do të bëjë vlerësimin e situatës.
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video, ku duket një mësuese, që godet shtazërisht një nxënës në klasë. Bëhet fjalë për mësuesen e gjuhës Ermira Velia, e cila jep mësim në shkollën “Xhevdet Doda” në Bulqizë.Pas transmetimit të “Stop” dhe dënimit me 6 muaj heqje lirie, drejtori i përgjithshëm i policisë ka pezulluar nga detyra, policin e Peshkopisë Bukurosh Zagrati.
Për cështjën e fëmijëve të divorcit në Fier, të cilëve baballarët u kanë mohuar takimin me nënat dhe shkollimin, i drejtohemi ZVA-së së Fierit. Në këtë zyrë thonë, se këtë shqetësim ia kanë përcjellë Bashkisë së Fierit.Ndërsa në bashki kërkojnë shkresë zyrtare, për mosfrekuentimin e shkollës nga 6 fëmijët.Njëri nga prindërit, që ka shkaktuar këtë problem, Ilir Hilaj, në një komunikim me gazetaren e “Stop”nervozohet, kur gazetarja e pyet, se pse i ka lënë fëmijët pa shkollë dhe i hakërrehet kësaj të fundit.Nga ana tjetër institucionet përgjegjëse kanë vënë nën arrest dy vëllezërit, që nuk zbatuan vendimin e gjykatës e keqtrajtuan të miturit.