Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë një tjetër gafë. Këtë herë ngatërroi emrin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.
Teksa e uron, gjatë fjalimit të tij nga Shtëpia e Bardhë për të festuar festën indiane të Diwali (“festa e dritës” siç e quajnë hindusët), Biden e quajti kryeministrin e ri Rashi Sanuk, në vend që ta quajë Rishi Sunak.
Rishi Sunak u emërua si kryeministër pasi ishte i vetmi kandidat që mori mbështetje nga më shumë se 100 deputetë të Partisë së tij Konservatore. Sot është një ditë e rëndësishme ceremonish për Sunak. Pasi Truss i dha dorëheqjen e saj mbretit, Rishi Sunak u takua me këtë të fundit për formimin e qeverisë.
Sunak më pas do të shkojë Downing Street, ku do të takohet me bashkëpunëtorët e tij. Rishi Sunak tani është kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministri i tretë i zgjedhur gjatë një viti. Ai është gjithashtu kryeministri më i ri në dy shekuj