Historia e 54-vjeçares Jarah ka shkaktuar terror në Indonezi. Gruaja u zhduk të premten në një zonë pyjore pranë shtëpisë së saj në provincën Jambi. Banorët dërguan grupe kërkimi dhe dy ditë më vonë gjetën një gjarpër të madh me bark të fryrë. Kur e hapën, gjetën trupin e gruas brenda.
Gjarpri e ka kafshuar me dhëmbë dhe më pas e ka shtrënguar derisa nuk ka marrë frymë. Pasi e ka mbytur e ka gëlltitur të gjithën. Mund të duhen javë që një gjarpër ta tresë trupin kështu që kur vendasit hapën barkun e gjarprit, vunë re se trupi i saj ishte i paprekur, duke përfshirë dhe rrobat e saj.
“Viktima nuk u kthye në shtëpi pasi u largua për të shkuar në kopsht. Familja e saj më pas raportoi zhdukjen e saj tek autoritetet lokale dhe që atëherë ka nisur një hetim. Banorët vranë gjarprin dhe ia copëtuan barkun. Të gjithë u habitën. Doli që gruaja që po kërkonim ishte në stomakun e gjarprit”, tha oficeri.