“Respektoni mundin dhe gjakun e policëve”, Rrumbullaku: I gatshëm të jap shpjegime për të ndjerin Kurti

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, lidhur me sulmet kibernetike ndaj sistemit TIMS.

Ndërsa nuk munguan komentet nga anëtarët e opozitës lidhur me ngjarjen e fundit, Rrumbullaku u shpreh i gatshëm që pas 48 orësh të japë shpjegime lidhur me vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në komisariat në rrethana të dyshimta.

Në mesazhin e tij Rrumbullaku theksoi ndër të tjera se duhet respektuar “mundi dhe gjaku” i policëve në shërbim të qytetarëve.

DISKUTIME

Rrumbullaku: Për çështjet që lidhen me të ndjerin Kurti jam i gatshëm të paraqitem pas 48 orësh për të dhënë të gjitha shpjegimet. Edhe për çështjen e të ndjerit Rasha. Do t’ju lutesha që jo çdo gjë që shpërndahet mediatikisht, nuk do të thotë se janë të vërtetat reale . Ju lutemi të na respektoni mundin, djersën, gjakun që punonjësit e policisë japin për qytetarët e Shqipërisë.

Salianji: Mbështetjen për Policinë po e japim, por që të kapet me zë dhe figurë në manipulim të ngjarjes. Ju do distancoheni që punonjësit e policisë e ngrinin një njeri si të ishte thes!

Gogu: Besoj që drejtori i përgjithshëm vendosi kornizën e duhur, kështu që mos të humbasim kohë duke bërë politikë me halle njerëzish dhe fatkeqësi. Sot drejtori ka ardhur për një çështje tjetër.

Të Fundit