E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

Arkeologët zbulojnë varrin e ‘Santa Claus’ të fshehur nën një kishë në Turqi

Një grup arkeologësh kanë pohuar se gjetën varrin e njeriut që frymëzoi “Santa Claus” nën një kishë në Turqi.

Në ditët e sotme ai është njeriu me kostumin e kuq që jeton në Polin e Veriut, Shën Nikolla – një peshkop i krishterë grek i shekullit të 4-të, nga i cili bota mori frymëzim.

Ai ishte i njohur për dhënien bujare të të varfërve  dhe madje duke ndihmuar në realizimin e mrekullive, nga ka ardhur dhe ideja për të dhënë e dhurata për Krishtlindje.

Varri i tij është gjetur nën një kishë në Turqi, 5300 milje larg nga Poli i Veriut.

Ekspertët pohuan se varri i tij ndodhej në rrënojat e një kishe të lashtë ortodokse të krishterë në Turqi. Shkencëtarët besojnë se varri u zhyt nga rritja e nivelit të detit Mesdhe në Mesjetë.

Besohet se një kishë u ndërtua në majë të një ndërtese të madhe në qytetin e Myra midis shekujve 5 dhe 12 për të mbrojtur varrin e Shën Nikollës.

Në fillim të këtij muaji, varri u gjet pasi arkeologët gjetën mozaik dhe dysheme guri nga faltorja origjinale.

Kjo duket se mbështet pretendimet se figura e shenjtë ka jetuar dhe ka vdekur në Turqi, e cila atëherë ishte pjesë e Perandorisë Romake.

Osman Eravsar, kreu i bordit provincial të ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Antalia, i tha Agjencisë së Lajmeve Demirören javën e kaluar: Kisha e parë u zhyt me ngritjen e Detit Mesdhe dhe disa shekuj më vonë, një kishë e re u ndërtua sipër. Tani kemi arritur në mbetjet e kishës së parë dhe në dyshemenë në të cilën ka shkelur Shën Nikolla. Është zbuluar pllaka e dyshemesë së kishës së parë, mbi të cilën ka ecur Shën Nikolla.

Të dhënat kanë sugjeruar gjithmonë se shenjtori u varros në kishën e ndërtuar në emër të tij.

Por raporte të tjera sugjerojnë se eshtrat e tij u kontrabanduan në Bari të Italisë nga detarët gati 1000 vjet më parë. /tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑