Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me protestën kombëtare të orës 11.00 të paralajmëruar nga pedagogët.
I pari i qeverisë thotë se mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakicë pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre, flasin për gjoja një veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët.
Në këtë drejtim Rama sqaron se asnjë veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar.
Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!