E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Më shumë studentë se vjet” Ministrja Kushi paralajmëron rektorët: Kontroll në universitete

Një ditë pas nisjes së vitit të ri akademik, ku nga të dhënat e disa universiteteve në vend u raportuan mbyllje të shumë degëve për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se pritshmëritë janë që deri në nëntor të ketë regjistrime më shumë se vitin e kaluar.

“Sot kam marrë informacion nga rrjeti akademik shqiptar lidhur me regjistrimet ku procesi nuk ka përfunduar. Tani ka përfunduar raundi i dytë e kemi një të të tretë e bashkarisht kemi vendosur që raundi i fundit të jetë më i liberalizuar se sa herët e fundit ku studentët të regjistrohen menjëherë në universitet aty ku ka kuota të lira, por impaktin do e shohim në fillim të muajit nëntor. Me statistikat që kam në në fund të raundit të dytë jemi me të njëjtat nivele regjistrimi me vitin e kaluar.

Pritshmëritë janë që në fund të gjithë procesit do kemi 22 mijë e 514 studentë të regjistruar në krahasim me 22 mijë e 100 që ishin vitin e kaluar, pra kemi një rritje të lehtë, jo shumë të theksuar por ka një rritje rreth 414 studentë më shumë se sa viti i kaluar.

Ndër të tjera, ministrja e Arsimit paralajmëroi një fushatë kontrollesh në të gjitha universitetet në vend, për të parë nëse funksionojnë në përputhje me ligjin.

“Kontroll të ligjshmërisë së universiteteve. U bë kohë e gjatë që kur një proces i tillë nuk është ndërmarë. Duhet të sigurohemi që unversitetet tona përformojnë bazuar e në respekt të plotë të ligjit, janë të konsoliduara që ligji i arsimit të lartë zbatohet si duhet e më pas hapi tjetër është rankimi.

Ndërkohë që ky grupi i punës i përbashkët do të punojë për treguesit e formulës ne do zhvillojmë këtë proces për të verifikuar e parë se ne kemi shumë universitete ndërkohë që një pjesë e tyre mundt ë ishin kolegje, akademi. Ky është hapi i parë për ti siguruar që kemi universitete në reskept të ligjit e më pas me shpresën që universittet shqiptare me gjithë këto reforme e rritje të cilësisë të mund të rrirsin renditjen e klasifikimin në renditjet ndërkombëtare”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑