Është shoqëruar me debate të forta diskutimi në Komisionin e Ligjeve në lidhje me hapjen e dosjeve. Debati plasi gjatë diskutimit nen për nen të ndryshimeve ligjore që do të çojnë në hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit për të gjithë.
Gjatë diskutimeve, Alibeaj kërkoi hapjen e të gjithë dosjeve si edhe të gjithçkaje që përmbajnë ato duke akuzuar socialistët se po mbronin ish-drejtuesit komunistë të vendit.
“Këto zvarritjet tuaja tregojnë qëndrimin tuaj politik dhe fytyrën e vërtetë të mazhorancës. Nuk bëtë gjë tjetër veçse i mbyllët dosjet, treguat fytyrën tuaj të vërtetë seose me dosjet e sigurimit mbahen njerëz të lidhur edhe në politike dhe në administratë.
Vota juaj kundër hapjes së Dosjeve tregoi fytyrën tuaj. Sikur po kërkoni të mbroni viktimat e sigurimit të shtetit sepse duke hapur dosjet gërryhen plagët e vjetra. Pjella e Partisë së Punës, shkaktarë të dhimbjeve. Kjo është mënyra më makabër për të treguar që nuk keni sensibilitet njerëzor.
A mund ta them deri në fund? Te hiqni edhe fjalën tani. Sapo votuat kundër amendamentit dhe argumenti ishte ky, të mos hapen dosjet e ish-sigurimit. Unë po ju them që nuk dua ta kthej në çështje politike dhe duhet të votohet për hapjen e tyre, për ata që kanë kryer krime por edhe për viktimat. Ju nuk doni që e vërteta të dalë në shesh, sepse ju duke pasur dosjet i përdorni për shantazh”, tha Alibeaj duke nxitur reagimin e Majkos.
“Ti je kokrra e komunistit dhe s’mund të na mbash leksion këtu”, tha Alibeaj, duke nxitur reagimin sërish të Majkos.
“Ik ore budalla..!”, tha ai.
Debati shkoi deri aty sa ndërhyri edhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.