E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Nga Dubai në Tiranë, rrëfimi i modeles: Jo të gjitha vajzat në Dubai janë modele, ka edhe nga ato qe…

Lilly Lou prej disa javësh po jeton në Shqipëri. Është vullnetare në një hostel, ku ndihmon me mirëmbajtjen e tij dhe shëtit të ftuarit nëpër qytet.

“Mendoj se Shqipëria është një vend i keqinterpretuar nga mediat dhe doja ta shikoja vetë se sa i bukur është ky vend. Kisha dëgjuar histori për sa i përket krimeve këtu, por është një fenomen që ndodh në çdo vend”, thotë Lilly Lou, modele.

“Në Dubai jo të gjitha shtëpitë janë prej ari, jo të gjithë janë të pasur. Më pëlqen jeta në Dubai, pasi mund të takoj shumë njerëz nga vende të ndryshme. Kam disa miq nga Shqipëria. Në atë kohë nuk e dija se ku ishte Shqipëria, por tani e njoha si vend”, shprehet modelja.

Lajmet që kanë qarkulluar muajt e fundit për vajzat që punojnë atje nuk i hedh poshtë. Megjithatë, jo të gjitha janë të gatshme për eksperienca ndryshme.

“Shumë njerëz në Dubai nuk e dinë se çfarë ndodh pas skenës. Unë nuk do t’i quaja modele, por thjesht vajza që pranojnë të bëjnë të tilla gjëra, për të cilat duhet thënë se paguhen jashtëzakonisht shumë. Është diçka që po ndodh dhe madje i shpërndajnë videot, shpresoj të mos kthehet në diçka të zakonshme, është diçka e neveritshme”, thotë Lilly Lou.

Lilly thotë se më së shumti ky fenomen ndodh në një pjesë të caktuar të tregut, për njerëz të caktuar me fiksime të çuditshme. Asgjë nuk është me detyrim, na thotë, si dhe secili i di vetë zgjedhjet që bën në jetë./Euronews Albania

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑