E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Reforma po jep rezultate”, Kim: Kush e besonte se Saimir Tahiri do të përfundonte në burg

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është e bindur se Reforma në Drejtësi, e mbështetur fuqishëm nga SHBA po jep rezultate.

“Duhen rezultate më të shpejta dhe më të mëdha. Unë jam me njerëzit. Reforma në drejtësi duhet të japë rezultate. Mendoj s ka filluar të japë.

Mendoj se do ndaj me u disa fakte. Mendoj se ka rëndësi të kesh fakte në vend të spekulimeve”, tha ajo në emisionin “Opinion, ndërsa theksoi se SPAK mund t’ja dalë.

Ndërkohë që shumë mendojnë se Struktura e Posaçme po bën drejtësi selektive, Kim thotë të kundërtën. Sipas saj SPAK ka sekuestruar miliona euro pasuri të krimit që nuk e kishte bërë drejtësia më parë.

“Çfarë do të thuash me këtë? Çfarë do të thuash me njerëz jo në pushtet? Po te jap disa të dhëna. SPAK deri më sot ka një përqindje dënimesh 99%. Kur e godasin dikë 99% të kohës vendimi është për fajtor. I merren asetet dhe njerëzit shkojnë në burg. Për 12 vitet përpara 2019, sistemi i drejtësisë kishin kapur diçka te 20 milion euro asete për 10 vjet. Nga dhjetori 2019 deri ne 2021 SPAK ka marrë 70 milion euro asete. Deri më sot në 2022 kanë se sekuestruar, p.sh deri ne korrik ishte një rast mbi 10 milion euro. Mendoj se këtë vit do arrij mbi 70 milion. Kjo do godasë kriminelët te xhepi i tyre”, tha Kim.

Për të përforcuar se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate, kryediplomatja amerikane thotë se askujt nuk i shkonte ndërmend se Saimir Tahiri do të përfundonte në burg.

“Kur ka qenë hera e fundit që dy ministra të partisë në pushtet menjëherë pasi kanë lënë zyrën janë futur në burg? A mendoje se Tahiri do të futej në burg? E vëmë me bast që nuk e mendoje. Shumica e njerëzve nuk e mendonin”, tha Kim, ndërsa shton se pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.

“Asaj kohe pandëshkueshmërie po i vjen fundi. Ideja se kjo drejtësi është selektive mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të pasur drejtësi.

Kam parë se ka pasur shumë ndjekje penale përpara reformës në drejtësi. Hapeshin shumë çështje. Kush shkoi në burg? Asnjëherë ndonjë ministër nuk është futur në burg. Po shohim SPAK të japë rezultate. Edhe unë po të isha qytetare shqiptare do isha e paduruar”, deklaroi Kim.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑