Një vit më parë në qytetin e Bulqizës është tenderuar një projekt për ujin e pijshëm, pasi rrjeti ishte amortizuar. Por mënyra e zbatimit të këtij projekti është pak të thuash abuzive. I gjithë tubacioni është instaluar jashtë mureve të pallateve, duke vjedhur zërat në tender, që parashikon hapjen e kanaleve, për futjen e tubave, mbulimin dhe suvatimin e tyre. “Stop” pasi verifikoi rastin në terren, shkoi në zyrat e UKB-së, për të pyetur, por në këtë instutucion na u tha, që nuk kanë kompetencë, pasi tenderi është kontraktuar nga Bashkia Bulqizë.Në bashki askush nuk di të japë një shpjegim për situatën e zbatimit të projektit të ujësjellësit. Pas këmbënguljes së “Stop”, arritëm të takohemi me nënkryetarin dhe inxhinierin e Bashkisë, të cilët thanë, që nuk kishin dijeni për këtë situatë dhe na premtuan, që do të inspektojnë problemin e ngritur nga emisioni “Stop”.
- +355 67 220 8888
- [email protected]