Kriza energjetike, Rama thekson se nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800KW për konsumatorët familjarë.
Kryeministri Edi Rama:
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije fasha 800 KW nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarët.
“Nga nesër është planifikuar hyrja një fuqi e fashës së konsumit 800 KW mbi çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë. Kjo fashë synon mbrojtje në vazhdimësi të 96% të familjeve të cilat dhe gjatë dimrit nuk e kalojnë këtë fashë, dhe nga ana tjetër 4% e abonentëve të cilët e kalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20% të të gjithë sasisë të paguajnë me çmimin reali çdo KË mbi kufirin e 800 KW. Kjo është një metodë e ndjekur nga plot vendet për të kursyer energjisë në këtë kohë kaq të zymtë dhe për të mos paguar nga taksat e të gjithëve mbrojtjen e çmimit për konsumin e lartë të një pakice.”- thotë Rama.