Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Paqes.
Përkitazi me ketë, Peleshi u shpreh se paqja është sot më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes shtoi se, Shqipëria mbetet e angazhuar së bashku me aleatët në ndihmë të popullit ukrainas.
Dita Ndërkombëtare e Paqes duhet të shënojë një ngjarje të veçantë për të gjithë botën, por sot ajo është më e kërcënuar se kurrë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës.
Shqipëria mbetet e angazhuar së bashku me aleatët në ndihmë të popullit ukrainas, i cili është në të drejtën e tij të rivendosë pikërisht atë, për të cilën duhet të festonim sot; paqen.
Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara dhe shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëraorganizata më 21 shtator të çdo viti.