Shkoi në Mekë për t’u lutur për mbretëreshën Elizabeth, burri arrestohet nga policia

Autoritetet saudite kanë arrestuar një burrë nga Jemeni, i cili pretendoi se kishte udhëtuar në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës për t’u lutur për mbretëreshën Elizabeth. Burri, në fakt, u sigurua që ta regjistronte përpjekjen e tij në një video të cilën e postoi të hënën në rrjetet sociale nga brenda Xhamisë së Madhe në Mekë.

Në video, burri jemenas shihet duke mbajtur një pankartë ku shkruhet: “Umra për shpirtin e Mbretëreshës Elizabeth II, i lutemi Zotit që ta pranojë atë në parajsë mes të drejtëve.”

Videoja nga Meka shkaktoi një reagim të ashpër me disa përdorues të Tëitter-it që bënin thirrje për arrestimin e burrit pasi Arabia Saudite ndalon ceremoni të tilla për jomuslimanët si mbretëresha Elizabeth.

 

Të Fundit