Luiza Gega vendosi një rekord të ri në kampionatin europian. Ka nisur edhe ceremonia për sportisten Gega përpara Kryeministrisë.
Në një komunikim të shkurtër sportistja u shpreh se ndjehet shumë e emocionuar.
“Jam shumë e emocionuar”, ka thënë ajo.
Qytetarët e presin me duartrokitje dhe brohoritje.
“Është një kampione dhe duhet të vlerësohet nga shteti”, është shprehur një qytetar.
Kryetari i KOKSH, Fidel Ylli falënderoi sportisten Luzia Gega dhe trajnerin e saj.
“Bashkë me federatën e atletikës u bë e mundur që sportistes t’i krijohen mundësi të mira.