Arratisen 3 shqiptarë nga burgu i Trevisos në Itali, prenë hekurat e qelisë dhe u ulën me çarçafë

Tre të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos, rreth orës 5:00 të ditës së djeshme, pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe janë ulur me çarçafë.

Dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia e burgjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.

Ndërsa dy prej tre janë kapur, Edison Pula ka arritur t’i shpëtojë policië dhe janë është ende në kërkim.

Por kush është Edison Pula:

Edison Pula, anëtar i bandës së Niklës, i akuzuar për atentatin me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjes në Larushk dhe për një sërë veprash të tjera penale.

Si u arratis edhe në vitin 2017 nga policia në Fushë Krujë:

Edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjeçari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t’i shpëtojë policëve. Ai kapërceu murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur. Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën për të kapur 21-vjecarin. Dy policët që e shoqëronin u treguan të pakujdesshëm dhe janë ndaluar me pas nga kolegët e tyre.

Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Pula u prangos sëbashku me 8 anëtarë të tjerë të së njëjtës bandë. Sipas policisë ai është pjesëtar i grupit kriminal që organizoi atentatin ndaj Gentjan Bejtjes në fshatin Larushk të Krujës.

Të Fundit