Tiranë/ Lumi Lana del nga shtrati, disa zona pa energji elektrike

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe daljes së lumit Lana nga shtrati operatori i sistemit të shpërndarjes të energjisë ka stakuar tre fidera me kërkesë të policisë si masë sigurie.

Bëhet me dije se këto linja furnizojnë pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.

“Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie.

Këto linja furnizojnë pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.

Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat.

Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat”-thuhet në njoftim./Opinion.al

Të Fundit