Kundër vaksinimit, mjeku: Kush infektohet me linë e majmunit shërohet vetë

Mjeku Ilir Alimehmeti qëndroi kundër vendimit për të nisur vaksinimin kundër lisë së majmunit.

“Kapacitetet i kemi për ta gjetur, por është një sëmundje tmerrësisht shumë e rrallë, është të kërkosh gjilpërën në mullar të kashtës,” – u shpreh mjeku.

“Do ta bëjmë ne gjithë këtë investim laboratorik, gjithë këto shpenzime për të kapur nëj rast që potencialisht do të shërohet vetë,” – shtoi Alimehmeti.
Ai tha se nuk ka arsye për t’u shqetësuar pasi rastet janë shumë pak dhe mundësia e infektimit është e ulët, sidoqoftë masat mbrojtëse nuk janë kurrë të tepërta.

Ndërkohë, Alimehmeti sqaroi se nëse kemi kaluar linë e dhenve potencialisht mund të ketë një farë mbrojtje sa i takon infektimit nga lia e majmunit, por sidoqoftë kjo është vetëm bazë teorike dhe jo studimore./EuronewsAlbania

Të Fundit