Ambasadorja Yuri Kim mbaji fjalën e saj në konferencën e organizuar dhe në prani të Sekretarit të Shtetit Mike Pomepo në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe ShBA.
Diplomatja amerikane Yuri Kim theksoi se marrëdhëniet mes dy shteteve janë “fill i pathyeshëm pavarësisht kush ulet në Shtëpinë e Bardhë”.
“Në prani të Sekretarit Pompeo tani doktor Pompeo ishte personi që më emëroi ambasadore. Jam shumë e nderuar që presidenti Trump më ka emëruar si ambasadore.
Marrëdhëniet mes SHBA e Shqipërisë janë fill të pathyeshëm, të fortë që tejshkon marrëdhëniet pavarësisht kush ulet në Shtëpinë e Bardhë kjo lidhje vazhdon e është e pathyeshme.
E kënaqur që të jem me ju ndërsa përkujtojmë ngjarje historikë e të marrëdhënieve që vijoi dhe në ditët më të errëta të diktaturës komunist.
Krenarë që kemi qëndruar krah popullit shqiptar, edhe kur festuam në vitin 1991 kur populli shqiptar zgjodhi një rrugë të re demokratike me vullnet të lirë.
Për herë të parë ushtria e SHBA ka një prani ushtarake këtu.
Jemi duke punuar për dy projekte të mëdha energjetike që do e bëjnë Shqipërinë një lojtar kyç në arkitekturën e energjetikës.
Ka për të na ndihmuar të çlirohemi nga shtypja e zhvatja e rusëve.
Po punojmë si partnerë në Këshillin e Sigurimit të OKB, jemi bashkëpenëmbajtës për çështjen më delikate sot, atë të Ukrainës.
Jemi duke punuar për të ndërtuar demokracinë e luftuar korrupsionin, punojmë çdo ditë për të mbështetur hyrjen e Shqipërisë në BE.
Për të parën herë ndonjëherë me ftesën tuaj kemi vendosur prani amerikane këtu e shpresojmë që kjo do të vijojë edhe në 100 vitet e ardhshme,”-deklaroi Yuri Kim.