Energji me gaz nga Vlora, Balluku: Do furnizohet edhe rajoni, do t’u shërbejë 17 milionë qytetarëve

Vlora do të bëhet një burim i rëndësishëm i furnizimit me energji në Shqipëri. TEC-i që do të vihet në punë dhe një terminal i lundrueshëm me gaz të lëngshëm, do të jenë impantet nga do të marrin gaz edhe vende të tjera, përmes kompanisë amerikane overgas.

“Është një moment i shënuar për një nga projektet tona më të rëndësishme dhe strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke ju referuar projektit të termocentralit të Vlorës, të pjesë gazifikuese të portit lundrues që do të ndërtohet në Vlorë dhe padyshim të një hapi të madh që ne po hedhim duke e kthyer këtë projekt, nga një projekt që kishte të bënte vetëm me vendin tonë, pra nga një projekt lokal në një projekt rajonal”, u shpreh Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Balluku shtoi se gazifikimi do t’i shërbejë edhe rajonit dhe është një nga hallkat që e kthen vendin tonë në eksportues të energjisë deri në vitin 2030.

“Do të thoja që sigurisht ai tregu vogël që ne na bënte shumë skeptik në fillim duke u zgjeruar me iniciativën e Ballkanit të Hapur, tashmë shikohet si një treg prej 17 milionë qytetarësh, të cilët mund ti drejtohen shërbimeve që janë të lidhura me gazin në një mënyrë të drejtpërdrejtë”, u shpreh tej ministrja.

Marrëveshjen e nënshkruar mes kompanive Overgas dhe Albgaz, u bë në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Të Fundit