E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Bardhi: Ky është polici që qëlloi deputetin e PD-së në protestë, të arrestohet! Berisha viziton deputetin Hoti në spital: E morën në shenjë në zemër Ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin në protestë 82-vjetori i Çlirimit, Rama dhe Begaj zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari 29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit ‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje
Aktualitet

Rama: E gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK Ilir Metën

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama lëshoi një lumë lritikash ndaj SPAK.

Ai u shpreh se SPAK duhet të marrë nën hetim Ilir Metën, pasi sipas Ramës, e gjithë Shqipëria e do presidentin para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“U bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e  tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në mometin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që e gjitha Shqipëria mezi pret ta shoh përpara SPAK, Ilir Metës. Unë e kam udhëhequr ketë proces, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim të asnjë neni. Juristët tanë kanë pasur rezerva, unë nuk mendova që mjafton të behet kjo dhe gjithçka do të ishte mirë. Jam gjithmonë edhe më i paduruar përballë faktit që ata që e nxin totalisht Shqipërinë, e bën një vend ku pandëshkueshmërisë janë të paprekur”,-tha Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑