Kërkohej në Spanjë, arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit

Prodani, 41 vjeç, është arrestuar nga policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Prodani, e emëruar drejtor në vendin tonë, ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti-ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit