Spak njoftoi pak ditë më parë përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në Gjykatën e Posacme të shkallës së parë kundër korrupsionit, për L.Sh, avokat dhe Hamza Tolën, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë. Hetimet,-thuhet në njoftimin e Spak,-janë bërë të mundura falë ndihmës së emisionit Investigativ “Stop” në TV Klan. Në 22 tetor Lavosh Shehu u vu në pranga, pasi kishte kërkuar 12 mijë euro nga një shtetase, për ta transferuar djalin e saj të burgosur në Itali, që ta bënte në Shqipëri pjesën e mbetur të dënimit. Gjithcka është fiksuar dhe transmetuar nga kamera e fshehtë e emisionit “Stop”.Pas hetimeve është provuar edhe implikimi i zyrtarit Hamza Tola dhe të dy të akuzuarit, do të përballen tashmë me drejtësinë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]