Gjatë fundjavës u zhvillua një aksion i Spak, e për pasojë ranë në pranga 32 policë në doganën e Morinit, që lejonin kalimin e qytetarëve dhe mallrave kontrabandë në kufi.”Stop” sjell sonte regjistrimin me kamera të fshehtë në doganën e Morinit dhe Doganën e Hanit të Elezit të kufirit Kosovë-Maqedoni. Punonjësit kërkojnë lehtësisht nga 30 euro për person, që të kalojë kufirin.Një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh, denoncon presionin, që i bëhet, duke i kërkuar ryshfet për një shërbim, që duhet të ishte falas dhe që i takon. Edhe në doganën kosovare edhe në atë maqedonase, punonjësit e kufirit kërkonin para pa asnjë vështirësi.Për cdo qytetar cmimi varion nga 10 në 20 euro.
Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin. Mes shume takimeve, në axhendën e Ramës ishte dhe një vizitë në bashkinë e Berlinit. Rama i dhuroi kryebashkiakes së Berlinit një palë këpucë në miniaturë, duke thënë, se ato ishin tërësisht artizanale dhe autentike shqiptare.
Prej kohësh emisioni “Stop”ka ngritur problemin e kalimit të parregullt të kufirit me para në dorë. Disa kohë me parë kemi transmetuar një kamera e fshehtë, ku një taksist, merrte përsipër kalimin e qytetarit, edhe nëse ai kishte probleme. Për 100 Euro taksisti arrinte të kalonte kufirin në doganën e Morinës me porosinë, që të mos thoshte, që mund të shkonte në Gjermani apo diku tjetër. Spak njoftoi pak ditë më parë përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në Gjykatën e Posacme të shkallës së parë kundër korrupsionit, për Lavdosh Shehun, avokat dhe Hamza Tolën, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë. Hetimet,-thuhet në njoftimin e Spak,-janë bërë të mundura falë ndihmës së emisionit Investigativ “Stop” në TV Klan. Në 22 tetor Lavosh Shehu u vu në pranga, pasi kishte kërkuar 12 mijë euro nga një shtetase, për ta transferuar djalin e saj të burgosur në Itali, që ta bënte në Shqipëri pjesën e mbetur të dënimit. Gjithcka është fiksuar dhe transmetuar nga kamera e fshehtë e emisionit “Stop”.Pas hetimeve është provuar edhe implikimi i zyrtarit Hamza Tola dhe të dy të akuzuarit, do të përballen tashmë me drejtësinë.