Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi.
Dyrmishi është emëruar në këtë post në dhjetor të 2017.
Nuk dihet ende cilat janë arsyet që shtynë Dyrmishin të tërhiqet nga posti, drejtori e ka dorëzuar në ministri letrën e dorëheqjes.
Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi.
Vlen të përmendet se Ani Dyrmishi është aktualisht, që nga viti 2019, kreu i Këshillit Bashkiak Durrës.