Presidenti rus Vladimir Putin tha së fundmi se sipas një dekreti të sapo nënshkruar në lidhje me tregtinë e gazit natyror me “vendet jomiqësore”, kompanitë do të duhet të kenë llogari në bankat ruse dhe të paguajnë për kontratat në rubla.
“Sot nënshkrova një dekret që përcakton rregullat për tregtimin e gazit natyror rus me të ashtuquajturat shtete armiqësore. Ne sugjerojmë që palët në këto vende të përdorin një skemë shumë të thjeshtë dhe transparente për të blerë gazin rus që u nevojitet për të hapur llogari në rubla në bankat ruse dhe pagesat duhet të vijnë nga këto llogari”, tha Putin.
Rregullat e reja hyjnë në fuqi nesër, më 1 Prill.
“Nëse këto pagesa nuk bëhen, ne do ta konsiderojmë këtë si mospërmbushje nga ana e blerësve dhe kjo do të sjellë pasoja. Askush nuk na jep asgjë falas dhe ne nuk do të jemi bamirës”, tha Putin.