Mbi 29% e popullsisë në RMV shqiptarë, publikohen të dhënat e Censusit

Maqedonia e Veriut ka publikuar të dhënat zyrtare të Censusit, ku rezulton se shqiptarët përbëjnë gati 1/3 e popullsisë.

Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8%.

Në shifra konkrete, numri i popullsisë shqiptare në RMV rezulton se është 619 187 banorë.

Ndërkohë, numri maqedonasve përbën 54.21% në total ose rreth 1.1 milionë banorë.

Sipas të dhënave të publikuara nga enti statistikor, me regjistrimin e popullsisë që zgjati nga 5 deri më 30 shtator 2021, u regjistruan 1.832.696 persona, 568.175 familje dhe 837.255 banesa.

Regjistrimin e fundit, Maqedonia e Veriut e realizoi në vitin 2002. Në vend numëroheshin afër 2 milionë banorë, prej tyre rreth 25 për qind shqiptarë.

 

 

Të Fundit