Emisioni “Stop” ishte në lagjen Dubai në Kamëz për rastin e zonjës Leonora Ndini, shtëpia e të cilës është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019. Prej 2 vitesh ajo merr të njejtën përgjigje, që skualifikohet, pasi rezulton pronare në 2 apartamente. Zonja Ndini shprehet, se e vetmja banesë është ajo, ku jeton në Kamëz dhe nuk ka pronësi në asnjë vend tjetër. Bëhet fjalë për një apartament tjetër 63 m2 në zonën kadastrale 8350.Ne u vumë në kontakt me kadastrën dhe provuam, se prona 63m2 nuk ka lidhje me Leonorën, por me një zonjë tjetër, që ka të njejtin emër e mbiemër, por i ndryshon atësia. Por problemi i saj vazhdon. Pas më shumë se 2 vitesh i thuhet, që është në pronësi në këtë shtëpi me vëllezërit dhe ata kanë pronë tjetër, ndaj Leonora është skualifikuar. Pas ndërhyrjes së “Stop”, bashkia Kamëz jep një zgjidhje alternative, për ta siguruar zonjën në banesat, që po bën shteti, për të prekurit nga tërmeti në Valias, një apartament 1+1 në përdorim, sa të ketë jetë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]