Presidenti i vendit Ilir Meta këtë të hënë ka folur sërish në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit.
Meta është shprehur se është koha që të gjithë palët politike të reflektojnë për të hapur rrugë integrimit të vendit n BE dhe për të kthyer shpresën tek të rinjtë që po largohen nga vendi.
“Është një moment i rëndësishëm për të reflektuar dhe për të përshpejtuar rrugën e integrimit evropian të vendit. Shpopullimi i Shqipërisë është një tjetër problem dhe është e rëndësishme që të gjithë duhet të kemi në fokus për të kthyer shpresën tek të rinjtë”, ka thënë ai.
Ndërkohë ai është përgjigjur edhe kryeministrit Rama, i cili u shpreh se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, do të këtë edhe Presidentin Meta, me popullin e 2 marsit.
Meta i ka quajtur kurthe diletantësh këto deklarata dhe ka theksuar se deri në 24 korrik, ai nuk do të marrë pjesë në asnjë garë politike, më pas ai u shpreh se ka premtuar se do të bashkëbisedojë me popullin e 2 marsit.
“Këto janë kurthe diletantësh dhe koha e teatrit të kukullave përfundoi në 25 prill.
Kështu që Meta as ka marrë dhe as do të marrë zgjedhje në asnjë garë politike deri në 24 korrik. Kemi bërë një premtim që pas 24 korrikut do të bashkëbisedojmë me popullin sovranist të dy marsit. Të gjitha ata që i ka marrë malli të ballafaqohen me Ilir Metën do ta kenë këtë mundësi shumë shpejt”, ka thënë kreu i shtetit.