Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Sali Berisha tha se e ka këshilluar Bashën për strategjinë e fushatës që u finalizua me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Por sipas tij, këshillat nuk i janë marrë parasysh. Berisha tha se Basha e kishte të vështirë përballjen me Ramën në fushatë, por nuk mori parasysh as kërkesat e tij.
Mos dil vetëm në fushatë. Edi Rama të kllapos. Dil me ansambël. Merr djem e vajza të bukura. Mos dil vetëm. Ky të kundërtën. Gënjente këshilltarët me pollin. Pollin e bënte vetë. Ky kishte gjetur një person që thoshte se e bëj unë pollin. Por në fakt pollin e bënte Odeta, dmth kompania e tij. Kur të tjerët, Trafalgar, e nxirrnin nën PD dhe nën Sali Berishën, ky e nxirrte mbi PD dhe Berishën. Nëpërmjet një pedagogu në një universitet privat u servirte studentëve rezultatin. Ditën e zgjedhjeve në darkë, pollsteri e nxori se vetëm 19% e atyre që kishin votuar PD, nuk kishin votuar për të. Dilte si gladiator me Ramën, një për një. Ai e hante me lecka.