Në një aktivitet të organizuar këtë të enjte ku është prezantuar projekti i digjitalizimit të Kadastrës, Zvendës/ kryeministri, Arben Ahmetaj, teksa theksoi rëndësinë e digjitalizimit të kadastrës, theksoi se shumë shpejt në bashkëpunim me aleatët, Shqipëria do të monitorojë territorin online.
Sipas Ahmetaj, shërbimi staelitordo të jetë në funksion të ruajtjes së terriorit dhe ruajtjes së vendit nga kaosi.
‘Ligji 7501, është para nesh për ta zgjidhur. Kemi të gjithë një pjesë të Shqipërisë të digjitalizuar. Së bashku me aleatët tanë do të kalojmë në shërbim staelitore të monitorimit të territorit. Ajo që dikur qeshi me shërbime satelitorë Shqipëri, do jetë në funksion të ruajtjes së territorit dhe ruajtjes së vendit nga kaosi. Në funksion që të gjitha shërbimet të jenë online. Nuk dua të anashakaloj, në 2013 ishin rreth 20 mijë legalizime të bëra. Unë mendoj se nuk kemi bërë mjaft, por mendoni se sot janë mbi 200 mijë legalizime. Nuk ka mbaruar procesi vazhdon. Por nëse në shumë e shumë vite u bën 20 mijë , në krye të 7 viteve u bënë 200 mijë. Kadastra ashka ka detyrë të jetë fytyra transparante e buzëqeshur e një qeverie. Rrugën e kemi të gjatë për të përmirësuar shërbimet e ekonominë. Ringritja ekonomike tashmë po konsolidohet. Kemi shumë punë për të bërë.’- tha Ahmetaj.
Të pranishëm në aktivitet ishin edhe kreu i kadastrës Artan Lame dhe drejtoresha e AKSH, Linda Karçanaj