Pavarësisht se kandidoi si deputet në Vlorë dhe e ka prejardhjen nga ai qytet, Kryeministri Rama nuk është personi më i kërkuar në Google nga qytetarët që jetojnë në qytetin Bregdetar. Më i kërkuari në Google në Vlorë rezulton të jetë ish-kryeministri, Sali Berisha, Lulzim Basha sot është njeriu më i kërkuar në Fier, ndërsa krei i qeverisë Edi Rama është njeriu më i kërkuar në Gjirokastër.
Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar të dhënat për personazhet më të kërkuar në varësi të qyteteve në Shqipëri në një intervistë në “ABC news”. Emrat i kanë surprizuar të gjithë pasi nuk kanë shumë lidhje me qytetet që pëlqehen.
“Njeriu më i kërkuar në Vlorë sot në Google është Sali Berisha, kurse Lulzim Basha sot është njeriu më i kërkuar në Fier. Kurse çuditërisht, Edi Rama është njeriu më i kërkuar në Gjirokastër. Sigurisht, që dy gjërat më të kërkuara në Gjirokastër është Edi Rama dhe bitcoin”, tha Kallanxhi.