Zvendës/kryeministri, Arben Ahmetaj ka komentuar për herë të parë arrestimin e një dite më parë të ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka.
Pas mbledhjes së qeverisë i pyetur nga gazetarët se a mban qeveria përgjegjësi politike dhe morale që Koka ka marrë miliona dollarë rryfshet, Ahmetaj u shpreh se përballja me drejtësinë është individuale dhe nuk është politike.
Pyetja: A mban qeveria përgjegjësi politike dhe morale që Koka ka marrë miliona dollarë rryfshet?
Ahmetaj: Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është politike, nuk është kolektive