Kryeplaku i fshatit Kuturqare, në Elbasan, është arrestuar nga policia pasi në një banesë në fshat u gjetën disa fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë Gëzim Sharra 53-vjeç me detyrë kryeplak fshati, si dhe është shpallur në kërkim autori i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike Andon Duzha 31-vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”