E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Eksperti: Cilat janë akset rrugore më të rrezikshme në Shqipëri

Pavarësisht punimeve në infrastrukturën rrugore në Shqipëri, limiti më i lartë i shpejtësisë në autostradë është 110 km/h si rruga e Vlorës. Kjo do të thotë që rrugët në territorin tonë nuk janë të strukturuara për shpejtësi të larta.

Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe, i ftuar në Tv Klan, renditi edhe disa nga akset rrugore me rrezikshmëri më të lartë të aksidenteve në të cilat qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Rudina Magjistari: Cilat janë akset rrugore më të rrezikshme për të qarkulluar e udhëtuar?

Artur Sulçe: Akset më të vështira rrugore janë Tiranë-Durrës gjatë ditëve të fundjavave. Një rrugë tjetër shumë problematike është rruga nga Hani i Hotit ose Muriqani për të ardhur deri në Lezhë që bashkohet me këtë pjesën e parikontrukturuar plotësisht që hyn deri në një pjesë të autostradës në Milot. Është një aks shumë i rrezikshëm. Në asnjë vend të botës nuk mund të gjeni një rrugë si ajo, që shpejtësinë maksimale me kod rrugor e kam 80km/h, por për shkak të ndërprerjerjeve ka një shpejtësi shumë të vogël, ngarkesë shumë të madhe dhe niveli i shërbimit të saj është shumë i ulët dhe është shumë problematike gjatë natës.

Rudina Magjistari: Për sa i përket akseve të Jugut dhe Juglindjes?

Artur Sulçe: Në zonën e Jugut, zona e Vlorës është e kontrollueshme lehtësisht me një ndryshim që duhet të bëjë policia rrugore, nuk duhet të jetë statike, por duhet të lëvizë që nëse shikon ndalesa të gabuara, këmbësor apo diçka tjetër, të ndërhyjë menjëherë. Në pjesën Korçë, Pogradec kanë problematikën e tyre sepse është thuajse si rruga e Shkodrës, vonohesh dhe nuk arrin të shkosh në destinacion në kohën që ke përcaktuar, mjafton të dalë një kamion përpara dhe bllokohet./Tv Klan

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑