Duke qenë personi më i pasur në botë, Jeff Bezos mund të bëjë gjithçka. Ai mund të udhëtojë me një avion privat në të gjithë globin dhe të lundronte në oqean me mega jahte. Ai ka mundësi të pafundme që të blejë një klub në NFL, një arkipelag për familjen dhe miqtë e tij, mund të blejë mbi 65 mijë Bugatti Chirons (çmimi bazë 2,9 milionë dollarë), edhe pse vetëm 500 janë duke u prodhuar.
Ndërkohë që pak ditë më parë në mediat e huaja u njoftua se Bezos është i gatshëm të rrezikojë gjithçka për një udhëtim 11-minutësh në hapësirë. Por tek disa njerëz është përhapur ideja që Jeff Bezos të mos kthehet më në Tokë, pasi nuk e duan. Për këtë është hapur një peticion online në të cilin deri ditën e djeshme u mblodhën mbi 45 mijë firma.
Ky peticion është hapur me argumentimin se Bezos (bashkëthemeluesi i Amazon) është “në të vërtetë një zotëri i keq, i zhytur në dominimin global” dhe nisur nga kjo, i vetmi shans para se të instalohen mikroçipet 5G është që Bezos të mos kthehet më në tokë.