“S’ka më shaka me kolaudimin”, Rama: Gjoba, heqje licencash dhe dalje e mjetit nga qarkullimi për ata që kanë mangësi teknike

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale ka shpjeguar se si funksionon aktualisht procesi i kolaudimit në vend.

Kryeministri, thekson se deri më tani, në DPSHTRP, i janë nënshtruar kolaudimit 15.167 mjete, nga të cilat, 3.454 mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik.

Rama ndër të tjera, kujton që nuk do të ketë më tolerime për shoferët që dalin e udhëtojnë me probleme teknike të mjetit të tyre, madje kryeministri, paralajmëroi se për raste të tilla do të ketë penalizime, duke nisur nga gjobat, e deri te ndalimi i drejtimit të makinave në mënyrë të përhershme.

Njoftimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

 

NJOFTIM MBI PROCESIN E KOLAUDIMIT TË AUTOMJETEVE
Nga rinisja e shërbimit të kontrollit teknik, tagër tashmë ekskluziv i DPSHTRR, (në 15 ditët e para) janë testuar 15,167 mjete nga të cilat:

 

10,063 Automjete (4 deri 8+1) (66%)

1,156 Autobusa (8%)

3,179 Kamiona (21%)

617 Rimorkio (4%)

120 Motomjete (0.8%)

32 Mjete Ndërtimi/Punimi Toke (0.2%)

3,454 mjete ose 23% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar!

2,607 (75.4%) Mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!

667 (19.4%) Mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve!

180 (5.2%) Mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt)!

RIPARONI NË AFATET LIGJORE MJETET RRUGORE! KONTROLLONI MJETIN PËRPARA ÇDO UDHËTIMI!
Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4 JU BËJNË DIREKT PËRGJEGJËS NËSE DILNI NË QARKULLIM ME MJET RRUGOR ME MANGËSI TEKNIKE OSE FUNKSIONALE!

Penalizimet: MASA, GJOBA, PEZULLIM LICENSASH dhe DERI DALJE E PËRHERSHME E MJETIT NGA QARKULLIMI! S’KA MË “SHAKA” ME KOLAUDIMIN!
GAME OVER

Të Fundit