E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Soreca nga Përmeti: Shqipëria e kaloi testin e BE me zgjedhjet

“Zgjedhjet parlamentare ishin një test Shqipëria e kaloi me sukses”. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së Luigi Soreca, teksa u shpreh se janë plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën Ndërqeveritare, ku pritet të merret dhe vendimi për çeljen zyrtare të negociatave.

“Sa i përket Bashkimit Europian, ne mund të themi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën Ndërqeveritare. Shtetet anëtare do të marrin vendim në javët në vijim, ne mendojmë se ka ardhur koha që ky vendim të merret dhe ne vazhdojmë të besojmë se BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor“.

Soreca citoi raportin e OSBE/ODIHR, kur tha se 25 prilli kaloi pa probleme, ndërsa parregullsitë e pretenduara nga opozita duhet të ndjekin rrugën institucionale.

“Ne konsideronim provim ditën e zgjedhjeve, pra mënyra se si do të shkonte dita e zgjedhjeve dhe në fakt raporti paraprak i OSBE/ODIHR e tha qartë: Dita e zgjedhjeve ka ecur në mënyrë të rregullt, pa probleme. Pra për ne test ishte dita e zgjedhjeve!”.

Ambasadori i BE në vendin tonë Soreca ashtu si në rastin e shpalljes “Non Grata” të ish presidentit Sali Berisha, nuk ka pasur koment për komisionin parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

‘Nuk kam një koment për këtë çështje të brendshme të Shqipërisë.’- tha Soreca.

Këto komente politike Soreca i ka bërë nga Përmeti ku ndodhej në kuadër të turit të “Javës së Europës. Ai vizitoi  panairin me punime të të rinjve vendas, produkte artizanale dhe takoi zyrtaret lokale.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑