E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

E qerasin me raki, Rama- Ahmetajt: Qenka e mirë, merre me vete gotën

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Manzë ku ka inspektuar nga afër ndërtimin e banesave të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë që Rama është ndalur edhe në një banesë të rindërtuar ku I ka dorëzuar të zotit çelësat e shtëpisë. Gjatë vizitave në banesat e ndërtuar një familje nga Përmeti e ka qerasur me raki kryeministrin Rama.

Rama në bashkëbisedim me familjarët dhe me ministrin Ahmetaj, i ka thënë këtij të fundit se rakia ishte e mirë dhe ta merrte me vete gotën.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Banori: Kjo rakia është shumë e veçantë

Rama: Më pëlqen që gruaja u ul dhe ti shërben

Banori: E nxora vetë

Rama: Paskam ndikuar unë, këtu gabove se duhet t’ja kishe dhënë të parës gotën

Banori: Është nga Tepelena nuk e pi

Rama :Tani hidhi dhe këtij

Banori: Shef i mirë ky

Rama: E merr me vete ai se është Gjirokastrit, po ky apo nuk quhet

Banori : Unë jam nga Përmeti por vetëm e bëj rakinë, për ta pirë nuk e pi

Rama : Një gëzuar do e bësh ti, rakia qenka shumë e mirë.

Ahmetaj: Si e paske rakinë vërtet mo,

Rama: Merre gotën me vete .

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑