Ambasadorja e SHBA në Shqipëri është pyetur nga gazetarët në Durrës lidhur me shpalljen non grata të ish-kryeminsitrit Sali Berisha nga SHBA.
Kim është shprehur nga qyteti bregdetar se nuk ka asgjë për të shtuar për vendimin e DASH. Teksa po ndjek nga afër aktivitetet e “Defender 2021”, ambasadorja tha se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe se pandëshkueshmëria duhet të marrin fund.
“Sot erdha nga afër për të parë operacionet detare. Kjo është për t’u siguruar se kur aleatët e NATOS bashkëpunojnë me njëri tjetrin, ata janë dominues nga ajri, deti e toka. Si ambasadore e SHBA do të doja të shikoja më shumë mundësi zhvillimi për vendin sepse Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Kjo është diçka që duhet të punojmë së bashku pasi unë kam anën time dhe ju keni tuajën. Keni parë zhvillime domethënëse dhe janë zhvillime që duhet të vazhdojnë. Nuk kam asgjë për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari i shtetit. Nuk e kam idenë se çfarë po thoni. Shqipëria po ndryshon është demokratike, Shqipëria do të futet në BE, Shqipëria është një mike e SHBA-së. Shteti ligjor duhet të përvalojë. Duhet të jetë një vend i pasur. Për të arritur aty askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmerisë duhet të marrin fund. Nuk është një projekt i SHBSA-së apo i juaji por është një projekt se së bashku mund ta bëjmë shqiptarët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,- tha Yuri Kim.