“Basha të japë dorëheqje të parevokueshme”/ “Grupi për PD” kërkon reformimin e Partisë Demokratike: Ja propozimet tona

“Grupi për PD” i krijuar brenda Partisë Demokratike kërkon dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit aktual, Lulzim Basha. Në një konferencë për mediat, Edit Harxhi pjesë e këtij grupi tha se çështja nuk është vetëm tek zgjedhja e kryetarit të ri, por te reformimi që duhet ti bëhet partisë.

“Ne e kemi theksuar, se këtu nuk është çështja e një kandidati që do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, PD e ka një kandidat që është Fatbardh Kadilli, do ketë edhe shumë të tjerë, por këtu është çështja e reformimit. Dorëheqja e kryetar të PD duhet të jetë e menjëhershme dhe e parevokueshme dhe më pas të diskutojmë modalitet. Nuk është gara për kryetarin e Partisë, por është vizioni. Ne po themi që na duhet një reformim”.

PROPOZIMET

Po ashtu, Edit Harxhi prezantoi edhe propozimet e “Grupit të PD”, që sipas saj kanë në thelb, pikërisht reformimin në mënyrë që PD-së ti kthehet dinjiteti.

Ne si ‘Grupi për PD’, një grup brenda PD propozojmë një reformim të thellë të PD.

1-Modelin hapjes dhe bashkimit të forcave brenda dhe jashtë vendit të atyre që janë larguar nga PD apo që duan të vijnë në PD

2-Kthimin në program të qartë të të djathtës konservatore moderne

3-Ndryshimet statuore duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit.

4-Debatit të lirë dhe sistemin e primareve me programe të qarta politike për çdo kandidat çdo demokrat brenda dhe jashtë vendit.

Të Fundit